Enkelejd Alibeajt i ikën edhe ”krahu i djathtë”, largohet këshilltari i grupit parlamentar

Përpos kandidatëve për kryetarë bahskie, Enkelejd Alibeajn ka vendosur që ta braktisë edhe një krahu i djathtë, që luftoi për të në gjyqet për vulën. Fjala është për këshilltarin ligjor të grupit parlamentar, Marash Logu i cili bën me dije se ka dorëzuar dorëheqjen.

Përmes një postimi në Facebook, ai teksa falënderon drejtuesit për besimin, shprehet se do të mbetet anëtar i Partisë Demokratike, por pa dhënë arsyet e kësaj dorëheqje.

“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike”, shkruan Logu.

SHKARKO APP