Enrik Mehmeti: Ja pse ndodhi tragjedia me 8 të vdekur në Selenicë

Ka kaluar gati një muaj nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës, ku Ritvan Zykaj vrau me gjakftohtësi 8 persona nga familja e tij.

Gazetari Enrik Mehmeti, i ftuar në Opinion, tregoi se masakra ndodhi me shumë gjasa pas sherrit për pulat mes Ritvan Zykajt dhe kushërinjve të tij.

Mehmeti tha në studion e emisionit Opinion, se Ritvan Zykaj është akuzuar nga të afërmit e tij edhe për një vjedhje tjetër 4 vite më parë, specifikisht për vjedhjen e katër pulave të detit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari shtoi se Zykaj është arrestuar kohë më parë edhe në Greqi për të njëjtën akuzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, Mehmeti tregoi se autori i ngjarjes së rëndë nuk shfaqi asnjëherë pendesë në lidhje me atë që kreu si dhe kishte një shikim të ftohtë.

NUK KISHTE FARE NDJENJA PER VRASJEN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?