Enton Abilekaj: Topallin dhe Patozin i ka nxjerrë Rama që t’i prishin punë Lulit, janë të blerë

Gazetari Enton Abilekaj ka thënë sot në “Open” se zonën gri dhe ata të pavendosurit përsa i përket votimit në ditën e zgjedhjeve, po përpiqet që t’i bëjë për vete Nisma Thurje dhe Vetëvendosja me degë në Shqipëri.

Ai e mohoi kategorikisht se partitë e reja si Lëvizja për Ndryshim e Topallit dhe Bindja Demokratike e Patozit të marrin votat e të pavendosurve.

Kjo pasi sipas tij ato janë vërtet parti të reja, por me lider të vjetër, të cilët janë nxjerrë nga Rama që t’i prishin punë Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abilekaj: Njerëzit e pavendosur janë ata që kanë një profil, shtresa e mesme dhe inteligjenca, pra njerëzit me një formim të caktuar. Është zona gri që votojnë në bazë të qeverisjes. Nëse qeverisja nuk i ka plotësuar pritshmëritë e tyre ata gjejnë “ngushëllim” te një parti tjetër ose nuk votojnë fare. Dhe këtë zonën gri po tenton ta bëjë për vete thurja dhe Vetëvendosja, pra flas për këto partitë e reja që janë krijuar tani në Shqipëri, jo për këto partitë e reja me lider të vjetër që i nxjerr Rama i thotë dilni që t’i prisni punë PD-së. Si përshembull Topalli e Patozi, që janë të blerë nga Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?