Enton Abilekaj tregon pse ishte në protestën e thirrur nga Berisha
Enton Abilekaj në një intervistë për emisionin ”Now me Erla Mëhillin”, ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë. Abilekaj u shpreh se deputetët e PD kanë një zakon të pashpjegueshëm që deputetët vijnë në protestë një orë pasi janë mbledhur qytetarët.
Ai theksoi se shqiptarët kanë frikë të dalin e të protestojnë pasi kanë frikë se i pushojnë nga puna. ”Duke qenë gazetar e kemi të pamundur të marrim pjesë në protesta si protestues. Pashë një pjesëmarrje shumë të madhe, ku një pjesë e tyre ishin të përhershëm. Nuk e di pse deputetët kanë një zakon të pashpjegueshëm që vijnë pasi mblidhen protestuesit.
Këta liderët që vonohen nga një orë nuk e dinë fare se çfarë i sjellë njerëzit aty. Të gjithë kanë hallet e tyre. Shqiptarët nuk kanë organizime tjera, nuk kanë sindikata, organizata. Njerëzit nuk protestojnë se kanë frikë se i pushojnë nga puna”,-tha ai.