Entuziazëm masiv në takimet e Opozitës, ndërsa te Rilindja përgatiten për dorëzimin e pushtetit

Gati një javë pas nisjes së fushatës është bërë e qartë se nga anon mbështetja popullore. Takimet e dy kampeve kryesore politike, megjithë censurën mediatike për opozitën, tregojnë se qytetarët janë në krah të opozitës. Takimet e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit në Korçë, Fier, Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe gjithë vendin janë një pasqyrë e asaj se çfarë ndodhë në terren. Në takimet e drejtuesve të opozitës vihet re pjesëmarrja masive dhe pritja madhështore që u rezervojnë qytetarët. Edhe pse udhëzimet e drejtuesve të PD dhe LSI janë që takimet të zhvillohen në kushtet e pandemisë, me sa më pak njerëz dhe me distancim të qytetarëve, entuziazmi i qytetarëve është i papërmbajtur dhe uragani popullor nuk mund të ndalet. Akuzat e kryeministri Edi Rama se takimet e opozitës po përhapin pandeminë janë thjesht një pretekst për të zbehur pritjet madhështore që qytetarët u rezervojnë drejtuesve të opozitës.  Takimet e krerëve të PD dhe LSI nuk janë entuziaste vetëm më bastionet respektive ku kanë mbështetës tradicional. Në Tiranë, një zonë ku qytetarët nuk shquhen për militantizëm pjesëmarrja në takime është edhe më e madhe. Kjo tregon se edhe në zonat ku bindjet politike më parë nuk kanë qenë të rëndësishme, mbështetja e opozitës është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Ndryshe nga takimet e opozitës janë ato të kreut të qeverisë. Edi Rama këto ditë nuk ka zhvilluar takime, por monolog me veten. Në Shkodër, Durrës dhe Fier kryeministri është shfaqur me zyrtarët lokalë të PS dhe kandidatët të ulur në karrige. Askush prej tyre nuk flet dhe sigurisht që nuk mund të diskutojë me kryeministrin. Në të gjitha rastet është Edi Rama ai që flet gjithë kohën dhe i drejtohet kundërshtarit imagjinar. Situata monotone e fushatës së Edi Ramës ka bërë që kryeministri të përqendrohet vetëm te batutat, sharjet dhe fyerjet për kundërshtarët. Mungesa e një bilanci qeverisës, si dhe sheshet bosh në zonat ku ai shkon e bëjnë që të duket sikur kryeministri flet me veten. Zbrazja e shesheve në qytetet ku shkon Edi Rama për takime elektorale, sipas PS është vendim i detyruar për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Në fakt, ky është justifikimi zyrtar i PS-së, sepse faktet kanë treguar se Edi Rama s’ka pyetur për pandeminë. Nuk shqetësohej për pandeminë kur mblidhte në pallatin e kongreseve anëtarët e PS si sardele dhe as që e vriste mendjen kur shkatërronte Teatrin Kombëtar në mes të pandemisë duke provokuar protesta. Arsyeja e vërtetë se përse në takimet e PS nuk ka njerëz është se askush nuk shkon me dëshirë të presë Edi Ramën. Veç drejtorëve të PS, zyrtarëve dhe njerëzve që e kanë të lidhur xhepin me qëndrimin në pushtet të Rilindjes, asnjë qytetarë tjetër nuk ka dëshirë të dëgjojë më batutat e lodhura të kryeministrit dhe aq më pak të votojë Rilindjen. Vendosja në fund të listës e socialistëve të vjetër që kanë lidhej me elektoratin apo dhe përjashtimi i të tjerëve nga gara, kanë ulur dhe interesin e anëtarëve të PS për të ndjekur fushatën. Askush prej socialistëve nuk pranon të shkojë në prezantimin e kandidatëve për deputetë, që veç Edi Ramës nuk i njeh askush tjetër.

Ky dallim i madh mes dy fushatave, entuziazmit të opozitës dhe heshtjes së përzishme të takimeve të qeverisë tregon se nga do të anojë dhe fitorja e zgjedhjeve të 25 prillit. Mbështetja e qytetarëve ndaj partive të opozitës është sondazhi më real i situatës politike në vend. Qytetarët presin ndryshimin dhe sfida kryesore e opozitës është që këtë uragan popullor ta çojë drejt kutive të votimit më 25 prill. Heshtja në mitingjeve të PS tregon që tani atmosferën për zinë e humbjes që ka kapluar Rilindasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rilindja u mori Partinë socialistëve të thjeshtë dhe tani po ua flak në greminë krejt historinë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mili Xhani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?