Enver Hoxha del nga burgu, akuzohej për vjedhje të energjisë

 

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë të lirë qytetarin Enver Hoxha.

Ai  mbante të njëjtin emër dhe mbiemër me atë të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe ishte i akuzuar për vjedhjen e energjisë elektrike, por ka mundur t’i shpëtojë burgut.

Vendimi në fjalë është marrë më 24 nëntor, ndërsa prokuroria ka të drejtë që ta apelojë atë brenda 10 ditëve që nga shpallja e tij, pasi pretendoi 1 vit burg për këtë shtetas.

SHKARKO APP