Enver Hoxha i treti, ndër “diktatorët më të çmendur” në botë

Enver Hoxha renditet i treti në listën e “Diktatorëve më të çmendur” të planetit, në historinë e shekullit të kaluar, pas Luftës së Dytë Botërore. 

Në një video ku pasqyrohen diktatorët më të çmendur, për Enver Hoxhën thuhet: “Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”.

Enver Hoxhës ia kalon vetëm Mobutu Sese Seko, ish- diktatori i Republikës Demokratike të Kongos dhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij.

Videoja qarkullon në YouTube.

SHKARKO APP