Enver Sheshi vdiq në burg, familjarët do padisin gjyqtaren Olldashi
Enver Sheshi pasditen e 7 janarit, ndërroi jetë në QSUT si pasojë e një ataku kardiak pa mundur të marrë ndihmë të specializuar, kjo për shkak të masës ”arrest me burg” në të cilën ndodhej.
Sheshi i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi më 29 dhjetor. Familjarët kanë paralajmëruar se të kallëzojnë gjyqtaren Olldashin për veprime të padrejta ndaj Sheshit si dhe prokurorët që po merren me dosjen e inceneratorëve.
Enver Sheshi ishte dënuar njëherë për evazion me incenetatorët, por u ri-arrestua për të njëjtën çështje. Ai nuk është i vetmi, në dosjen e inceneratorëve në burg janë edhe persona të cilët kanë qenë formalisht pjesë e komisioneve të ngritura për inceneratorët mbahen në burgje prej një kohe të gjatë.