Epabesueshme, kura kundër Covid-19 në qarkullim që nga viti 1922. Del studimi që…

Vaskina, ilaçe, kura të viteve më parë. Këto janlë disa nga fjalët më të klikuara në web nga njerëzit, pasi shpresa e tyre që gjithçka të rregullohet së shpejti është e madhe. Janë me mijëra hipoteza dhe qëndrime sesi lindi dhe pse u përhap në të gjithë botën Covid-19 dhe deri më sot nuk ka diçka zyrtare. Gjithësesi, prej morisë së pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, është edhe pse Spanja kishte pothuajse 11 mijë viktima nga pandemia e coronavirusit ndërsa Portugalia më pak se 200?

Një diferencë kaq e madhe në shifra është mister por mund të jetë pjesërisht e shpjegueshme nga përdorimi i ndryshëm i vaksinës në të dy vendet. Nuk flitet për një vaksinë kundër Covid-19 por për një vaksinë disa dhjetëra vjeçare që duket se mund t’i japë një shpjegim. Një studim i ri shkencor ka zbuluar një korrelacion të mundshëm midisi vendeve ku është e detyruar me ligj vaksinimi kundër tuberkulozit. “Zbuluam se vendet pa politika universale për vaksinimin kundër tuberkulozit (Italia, Holanda, Shtetet e Bashkuara) janë më të prekura sesa vendet ku vaksinimi i turberkulozit është i detyrueshëm me ligj”, shkruajnë autorët e studimit.

Në një kohë që Italia ka numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, nuk e ka aplikuar asnjëherë vaksinimin e tuberkulozit në mënyrë universale. Japonia, ku u raportuan vetëm 63 viktima nga coronavirus dhe ka marrë masa më të lehta kufizuese, ka një sistem universal të vaksinimit të tuberkulozit. Japonia e nisi politikën e vaksinimit kundër tuberkulozit në 1947 ndërsa Irani në vitet 1984. Japonia ka 100 viktima më pak në 1 milion banorë në krahasim me Iranin. Kjo vaksinë gjithashtu reduktone numrin e rasteve të raportuara me Covid-19 në vend.

SHKARKO APP