Epidemiologu Alimehmeti: Fëmijët e shëndetshëm nuk duhet të vaksinohen

Shqipëria ka miratuar vaksinimin ndaj Covid për fëmijët 12 vjeç e lart për ata që kanë sëmundje kronike dhe 15 vjeç e lart për fëmijët e shëndetshëm. Por prindërit hezitojnë të bëjnë vaksinën te fëmijët, aq më shumë tek ata që janë të shëndetshëm. Edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti është kundër vaksinimit të fëmijëve të suksesshëm:

“Për fëmijët që kanë sëmundje, patjetër që duhet të vaksinohen. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Por, përsa u përket fëmijëve të shëndetshëm nuk ka një përfitim madhor, sepse fatmirësisht nga pikëpamja e sëmundjes, ata që e kalojnë në mënyrë natyrore, e kalojnë shumë lehtë. Një llogaritje e bërë nga organet zyrtare të Britanisë së Madhe, thotë që duhen vaksinuar 25 mijë fëmijë, që të evitohet një shtrim i vetëm në spital”, tha Alimehmeti.

Në fakt, edhe shumë të rritur janë skeptikë dhe nuk pranojnë të bëjnë vaksinën anti Covid, rrjedhimisht ata nuk pranojnë të vaksinojnë as fëmijët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?