Epidemiologu jep lajmin e mirë: Piku i pandemisë ka kaluar
Në Shqipërinë e prekur nga Covid-19, me 25 viktima dhe 494 të prekur, nga mjekësia vjen një lajm i mirë. Epidemiologu Artan Simaku, shpreh bindjen se piku i virusit në vendin tonë tashmë ka kaluar. “Piku i pandemisë ka kaluar, në ditët në vijim pritet një numër i qëndrueshëm i rasteve të reja, deri në shuarjen e pandemisë, që duhet të shuhet në mënyrë natyrale derisa nuk ka vaksinë”.
Sipas tij, vatra ka dhe do të ketë dhe se aty kryhet gjurmimi i kontakteve. Simaku nënvizoi se është koha e duhur për lehtësimin e masave: “E rëndësishme është që karantinimin ta zbatojnë grupmoshat më të rrezikuara”.
Në lidhje me vdekshmërinë e koronavirusit në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera, Simaku nënvizoi edhe se “Për të krahasuar mortalitetin me vende të tjera, duhen marrë parasysh disa faktorë dhe parametra. Vdekshmëria te ne është në shifra shumë të ulëta”,-thotë për “A2cnn”.