Epidemiologu: Lajme të mira mbi imunitetin natyror ndaj SARS-CoV-2

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti sjell lajme pozitive mbi imunitetin natyror ndaj SARS-CoV-2.

Alihmehmeti shpjegon nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebokk” se nga disa studime të realizuara është zbuluar se individët që e kanë kaluar Covid-19 , kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga riinfektimi deri në 12 muaj ndoshta edhe më gjatë, pas fillimit të simptomave.

 “Miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij”, thotë Alimehmeti.

Statusi i plotë:

Lajme të mira mbi imunitetin natyrore ndaj SARS-CoV-2 miqtë e mi!

Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin.

Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.

Gjetja kryesore?

PËRGJIGJA NATYRORE E ANTITRUPAVE ANTI-SARS-CoV-2 ZGJAT DERI NË 12 MUAJ!

Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë.

Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit.

Niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet meshkujve dhe femrave në ecurinë kohore.

Autorët dalin në përfundimin se:

Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar COVID-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë.

Pra, miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

SHKARKO APP