Epidemiologu Llanaj: Koronavirusi do të vazhdojë për disa kohë, prandaj duhet të vendosim maskën

Në një intervistë për Ora News epidemiologu Erand Llanaj tha se nisur nga stabiliteti i gjenomit të koronavirusit, jep një dritare për të gjetur një vaksinë.

Sipas tij, aty ku nuk është i mundur distancimi, sidomos në ambientet e mbyllura, duhet të përdoret patjetër maska.

Erand Llanaj: Përpjekjet për vaksinë, nisur nga stabiliteti i gjenomit, na jep një dritare për të gjetur një vaksinë që do të targetojë virusin pa u dashur të rishikohet virusi, sikurse bëhet me vaksinat e tjera. 

Aty ku nuk është i mundur distancimi fizik, sidomos në ambientet e mbyllura duhet të mbahet maska patjetër. Maskat mjekësore kanë një limit të grimcave që mund të ndalojnë. Grimcat e këtij virusi janë më të mëdha se ato të gripit. Maskat janë të rekomandueshme se grimcat mund të shkojnë deri në 8 m. 

Virusi mund të qëndrojë në ajër, por në përgjithësi, ajo që ndodh është se spërklat bien në tokë, nuk mund të rrinë në ajër, pasi janë shumë të mëdha nga ato që bllokojnë maskat. 

Që të arrihet imuniteti i tufës duhet që të vaksinohen së paku 60% e popullsisë, që i bie diku te 5-6 miliardë njerëz në botë, që është gati e pamundur. Koronavirusi që e ka zënë botën, do të vazhdojë për disa kohë dhe ajo që duhet të bëjmë është vendosim maskën. Shembulli duhet të fillojë edhe nga politika, se shoh që kryeministri del pa maskë. 

SHKARKO APP