Epidemiologu Memsuri dhe anëtar i kryesisë së LSI Durrës: Me 2,000 teste në ditë nuk funksionon

Epidemiologu Nestor Memsuri, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së LSI Durrës, ka komentuar shifat e fundit të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, sa i takon pandemisë së Covid-19. Ai thotë se duhen mbi 10,000 teste në ditë për ta patur në kontroll situatën. ”Duhet të shpërndahen testet e shpejta në qendra shëndetësore dhe spitale që të merret sa më shpejt shërbimi për qytetarin. Duhen licensuar sa më shpejt mjekët dhe infermierët. Dhe duhen shtuar grupet e terrenit për të kryer testimet. Duhet hequr kriteri i tamponit për rimbursimin e ilaçeve të Covid dhe duhet të jetë mjeku i familjes që jep vlerësimin”,-shkruan më tej.

Postimi i plotë

809 raste të reja dhe 12 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19. 18 raste infektimi në Durrës. Praktika me 2,000 teste në ditë nuk funksionon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhen mbi 10,000 teste në ditë për ta patur në kontroll situatën. Duhet shtuar numri i testimeve. Duhen testuar me testet e shpejta personeli shëndetësor, arsimor dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Po humbim jetë të bluzave të bardha ndaj shtoni testimet për personelin shëndetësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të shpërndahen testet e shpejta në qendra shëndetësore dhe spitale që të merret sa më shpejt shërbimi për qytetarin. Duhen licensuar sa më shpejt mjekët dhe infermierët. Dhe duhen shtuar grupet e terrenit për të kryer testimet. Duhet hequr kriteri i tamponit për rimbursimin e ilaçeve të Covid dhe duhet të jetë mjeku i familjes që jep vlerësimin.

Duhet Testim-Gjurmim-Trajtim. Në të kundërt situata do vazhdojë të jetë alarmante. Mbroni shëndetin publik.
Jeta e shqiptarëve është e shtrenjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?