Epidemiologu nxjerr hartën: Jemi në situatën më të mirë të mundshme

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nuk u regjistrua asnjë i vdekur, ndërsa u raportuan 2 raste të reja me covid.

Në total, aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se situata epidemiologjike është pozitive.

Sipas Alimehmetit, Shqipëria ndodhet në situatën më të mirë për sa i përket pandemisë dhe e njëjta gjë është afërsisht dhe në vendet e tjerë nga vijnë turistët dhe emigrantët shqiptarë.

“Shqipëria në mënyrë absolute në situatën më të mirë të mundshme! Rritje rastesh e fortë në Angli, Spanje dhe Rusi! Shtetet e tjera nga ku zakonisht vijnë turistët dhe emigrantët shqiptare (përjashtuar Anglinë) janë në situatë shumë të qetë! Për sa kohe situata nuk tregon shenja rritje as në shtetet prane nesh, le t’i gëzohemi diellit, detit dhe motit tonë të mrekullueshëm”, shkruan mjeku i njohur.

SHKARKO APP