Epidemiologu: Sëmundjet e tjera dhe gripi po vrasin më shumë se Covid-19
Sëmundjet e tjera vrasin më shumë se Covid-19. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se nisur nga të dhënat e vitit 2019, vdekjet nga Covid-19 në ditë janë minimale.
“Dinamika normale e popullatës shqiptare flasim për 2019 në mesatare vdekshmëria është 59.7 persona në ditë. Covid-19 po shkakton një mesatare prej 4 vdekjesh në ditë”. Mjeku heq një paralelizëm me gripin në Britaninë e Madhe, ku gripi sezonal vret 5 fish më shumë se Covid-19.
“Problemtika e Covid-19 ka rënë nën nivelin e gripit sezonal atje dhe kjo për më shumë se 7 javë”. Alimehmeti thotë se Covid është shumë herë më i rrezikshëm për moshat mbi 50 vjeç. “Është shumë i rrezikshëm për njerëzit mbi 50 vjeç dhe sa më shkon mosha për lart, aq më i rrezikshëm bëhet në mënyrë eksponenciale. Në moshën 80-90 vjeç është disa herë më i rrezikshëm sesa gripi”.