Epidemiologu: Sezoni i gripit e kalon Covid-19 në plan të dytë

Epidemiologu Artan Simaku ka folur rreth shifrave shqetësuese të pacientëve me Covid-19. Ai thotë se stina e ftohtë që po afrohet, ku gripi është më i pranishëm, do të bëjë të mundur që Covid-19 të kalojë në plan të dytë.

I pyetur nëse fëmijët duhet të mbajnë maska apo jo epidemiologu, iu referua protokolleve të hartuara nga OKB dhe tha se ato duhen zbatuar me përpikëri. Një tjetër shqetësim për të cilin foli mjeku është dhe mungesa e informacionit që kanë familjarët e pacientëve.

”Kjo pyetje duhet t’i drejtohet më saktë Komitetit të Ekspertëve por megjithatë sugjerimet dhe rekomandimet nga media janë të mirëpritura. Kjo është një vendimmarrje që duhet marrë nga Komiteti i Ekspertëve. Vaksinimi ndaj gripit do të ndihmojë indirekt edhe në përmirësimin e situatës në lidhje me Covid-19, në sensin që do të ulet ngarkesa spitalore dhe do të ulet dhe numri i pacientëve që do te kenë nevojë për intubim, pra do të jetë një lehtësim indirekt edhe për luftën ndaj Covid-19”.

SHKARKO APP