Epidemiologu shqiptar tregon pse nuk bëhen testime masive

Autoritetet shëndetësore shqiptare nuk i kanë shtrirë në masë testimet dhe Dritan Ulqinaku, epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), thotë se testet masive nuk janë vendimtare sepse testi nuk është mjekim.

‘Nuk bëjmë teste për të bërë, por testojmë ata persona që janë kontakt i ngushtë me rastet e raportuara. Numri i testeve nuk është sinjifikativ për të parë ecurinë e epidemisë. Kjo strategji ka të bëjë me burimet njerëzore, kapacitetet laboratorike dhe çmimin. Testet masive nuk janë vendimtare sepse testi nuk është mjekim. Tamponet që kemi bërë kanë qenë te individë që kanë pasur kontakt me personat e rezultuar pozitivë dhe kanë pasur simptoma klinike”, tha për ”A2 Cnn”.

Sipas epidemiologut, në vendin tonë ka një numër të menaxhueshëm të prekurish me Covid-19 dhe jo shumë vatra. ”Vatrat aktive po mundohemi t’i stabilizojmë. Mendoj se situata ka disa ditë që është normalizuar, kemi më pak se 20 raste të reja në ditë dhe shpresojmë që të vijojmë me këto ritme. Jemi në një fazë të mirë në gjykimin tim, nuk presim të ketë shpërthim”.

SHKARKO APP