Epidemiologu: Virusi shumë ngjitës, nuk ikën vetë. Në Shqipëri gjurmimi…
Mjekët janë kryefjala kur vjen puna për shpëtimin e jetëve të prekura nga Covid-19. Alban Ylli, shefi i sektorit për sëmundjet kronike dhe politikat shëndetësore në ISHP, thotë se kanë kaluar dy javë që virusi ka hyrë në qarkullim, ka pasur një pikë, pastaj një frenim dhe rastet e fundit mund të jenë provë e rritjes më të shpejt të virusit tek ne.
Për nivelin e gjurmimit të kontakteve me personat e infektuar si një nga mënyrat më të mira për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, mjeku Ylli bëri me dije se në Shqipëri po bëhen përpjekje maksimale nga bluzat e bardha.
”Unë kam informacione nga kolegë që punojnë në terren se bëhen përpjekjet maksimale për të identifikuar kontaktet dhe për t’i izoluar. Përvoja nga Kina na ka mësuar se duhet angazhim i gjithë shoqërisë në këtë proces. Burimet e shëndetësisë tek ne nuk janë të pafundme. Në Kinë janë angazhuar në mënyrë masive forca të ndryshme të komunitetit dhe në një farë mënyrë kanë arritur deri në 90 për qind të gjurmimit. Në Shqipëri gjurmimi është 50-60 për qind, ka shumë punë për të bërë. Është e pamundur të gjurmohen të gjithë”,-tha në Euronews.