Epidemiologu Ylli: Kujdes me rihapjen, një valë të dytë…

Nga kjo e hënë duhet sikur Shqipëria i është rikthyer jetës normale dhe për epidemiologun Alban Ylli, rihapja po nis atëherë kur duhet. “Unë besoj se duke parë numrat, situatën dhe nivelet e riskut, është momenti i duhur për të filluar një proces të tillë por do të doja ta shoqëroja me mesazhin se është ende shpejt për të menduar se ky virus doli nga qarkullimi. Duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm. Të gjithë duhet të vijojnë bashkëpunimin me rekomandimet e dhëna nga autoritetet, në mënyrë që Shqipëria të quhet një histori suksesi në kontrollin e pandemisë”.

SHKARKO APP