EPIKE/ I vetmi kandidat për bashkinë e Fierit, Armando Subashi: Dilni votoni për atë që ju do zemra!
Kryebashkiaku aktual i Fierit, Armando Subashi i cili po garon i vetëm dhe për një mandat tjetër ka lëshuar deklaratën “epike” sot nga qendra e tij e votimit ku u ka kërkuar qytetarëve të dalin të votojnë për atë që iu do zemra.
“Ju e shihni edhe vetë radhën që ka këtu. Ka një fluks të konsiderueshëm njerëzish që në orët e para të mëngjesit. Situata është e qetë, procesi do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një thirrje, për qytetarët të dalin të votojnë për atë që iu do zemra”, tha Subashi.
Në Bashkinë e Fierit nuk është regjistruar asnjë kandidat rival i koalicionit të majtë ASE, ndaj rikonfirmimi i Subashit si kryebashkiak i Fierit është i sigurtë.
KOHA JONË SONDAZH

