Era e fortë dëmton edhe rrjetin elektrik, Fushë-Kruja pa drita
Moti i keq, me stuhi dhe erë të fortë preku edhe rrjetin elektrik. OSHEE bën të ditur se kryesisht është prekur rrjeti ajror.
Në zonën e Selitës në rrugën “Bill Klinton” janë rrëzuar edhe shtyllat.
“Moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror. Demet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë.
Gjithsesi, brigadat e avarive ndodhen në gatishmëri.
Foto nga këputja e fiderit në Selite, (rruga “Bill Klinton”) Tiranë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Ndërkohë OSHEE thotë se aktualisht zona Fushë Krujes është pa energji elektrike si pasoje e nje defekti ne rrjetin 110kV. Ndërsa brigadat e OST jane ne terren duke punuar.