Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa fshatra mbeten në errësirë
Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës, prej mëngjesit të kësaj të diele ka sjellë problemet e para. Mësohet se në pemë e llojit plep është rrëzuar në superstradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të lëvizjes.
Ndërkohë në terren janë vendosur policia rrugore, duke orientuar drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu era e fortë ka dëmtuar dhe linjat elektrike, duke sjellë mungesë të energjisë në disa zona, kryesisht në fshatra.
Prej disa orësh, janë pa energji elektrike fshatrat e Zadrimes, Balldrenit, Ishull-Lezha dhe disa fshatrat të njësisë Shënkoll. Kjo situatë ka krijuar probleme për shumë familje të cilat festojnë pashkët këtë të diel.
Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.
KOHA JONË SONDAZH

