Era e fortë, përmbyset një tjetër kamion në aksin Pukë-Shkodër
Aktualitet E Martë, 21 Shtator 2021 16:14
Një tjetër kamion është përmbysur në veri të vendit si pasojë e motit të keq me erëra të forta.
Mësohet se kamioni është përmbysur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, në vendin e quajtur Qafë Qelë.
Nga përmbysja e kamionit anës rrugës nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 3 kamionë janë përmbysur për shkak të erës së fortë në rrethin e Lezhës.

KOHA JONË SONDAZH

