Era e fortë, probleme me ankorimin e anijeve në Durrës
Aktualitet E Enjte, 15 Prill 2021 12:50
Erërat e forta kanë shkaktuar probleme sot në ankorimin e anijeve dhe trageteve në Portin e Durrësit.
Kështu, deti i trazuar këtë mëngjes të shtune ka bërë që vetëm 1 nga 3 tragetet e linjës Bari-Durrës të mund të ankorohet në port, ndërsa dy të tjerët qëndrojnë në pritje.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin dallgët, autoritetet portuale në Durrës kanë vendosur ndalimin e daljes në det edhe të anijeve të peshkimit.
KOHA JONË SONDAZH

