Era e fortë “shkul” çatitë e banesave në qarkun e Elbasanit

Moti i keq i shoqëruar me dëborë në zonat malore dhe erëra të forta në Qarkun e Elbasanit ka shkaktuar probleme serioze sidomos në furnizimin me energji elektrike dhe jo vetëm.

Si pasojë e erës së fortë në shumë zona të rretheve Elbasan, Librazhd dhe Peqin janë shkëputur ose ka bashkime të përcjellësve të linjave të tensionit të mesëm dhe tensionit ulët.

Në disa fshatra malorë era e fortë ka shkatërruar pjesërisht çati banesash apo magazinash të ndërtuara me konstruksion llamarine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era e fortë ka krijuar probleme në qarkullimin me shpejtësi të automjeteve dhe përdoruesit e rrugës janë këshilluar nga policia të bëjnë kujdes për evitimin e aksidenteve.foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

Era e fortë ‘shkul’ çatitë e banesave në qarkun e Elbasanit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?