Era e Presidentit ka ditëlindjen

Sot është ditëlindja e Era Metës, vajzës të vogël të familjes së Presidentit Ilir Meta. Duke postuar në facebook një foto me vajzën, Kreu i Shtetit përcjell një mesazh tepër të rëndësishëm për shoqërinë:

“Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vend që e duan dhe i do”,-lexohet në mesazhin e urimit të Presidentit Meta.

Ndërsa Monika, është kujdesur të shkruajë më gjatë dhe më ëmbël për të voglën e shtëpisë, pasi dy fëmijët e rritur janë jashtë shtetit me studime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël”, shkruan znj. Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?