“Erdha në kohë”, Silva Bino flet nga spitali pas infektimit me COVID-19

Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka folu për herë të parë pas infektimit të saj me COVID-19.

Ajo po kurohet ende në Spitalin Infektiv, ndërsa foli në një bashkëbisedim online me gazetarët.

Bino tha se megjithëse ajo ndodhet ende e shtruar në spital gjendja e saj është përmirësuar.

“Unë jam akoma në Spital, po kurohem, jam në gjendje më të mirë! Por sot jam për të folur për vaksinimin ndaj gripit”, tha Bino.

Silva Bino shtoi se ka mbërritur në momentin e duhur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm! Por, Bino ka apeluar ndaj qytetarëve të mos e neglizhojnë dhe gripin stinor.

“Covidi nuk është grip, por COVID është edhe me serioz merr forma të rënda! Unë erdha në kohën e duhur në spital! Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim.  Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, u shpreh Bino.

Sipas saj popullata duhet të vaksinohet për gripin stinor për të shmangur atë që ajo e quan “co-infeksionet”.

“Është i rëndësishëm për ato grupmoshat që mund të bëjnë infeksione më të rënda ta kryejnë vaksinimin ndaj gripit. COVID s’ka ende vaksinë, por gripi po!  Vaksinimi ndaj gripit kryhet në çdo kohë. Këtë vit synimi ynë është që procesi i vaksinimit të popullatës të përfundojë deri në fund të nëntorit”, tha Bino.

Doktoresha Silvana Bino ka edhe për mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar nga COVID-19.  Sipas saj, personat që janë prekur nga koronavirusi mund të vaksinohen për mos t’u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë 14 ditë pasi ata të jenë shëruar. “Kur je me COVID s’mund të vaksinohesh! Por 14 ditë pasi ta kesh kaluar koronavirusin, mund të kryhet vaksinimi” u shpreh Silva Bino.

SHKARKO APP