“Erdha për të krijuar familje”, 28-vjeçarja që u mbajt peng dhe u dhunua: Kam parë vdekjen me sy

28-vjeçarja që u mbajt peng dhe u dhunua nga partneri i saj në Tiranë, ka folur për emisionin Opinion në Tv Klan, duke u shprehur se “ka parë vdekjen me sy”. Ajo tregoi se u kthye enkas nga Gjermania për të jetuar me partnerin e saj.

“Kam ardhur më datë 1 Prill nga Gjermania. Java e parë ka kaluar mirë, java e dytë ka qenë për mua tmerr kam parë vdekje me sy, më ka kërcënuar, më ka dhunuar, më ka mbyllur në shtëpi.  

Unë kam ardhur nga Gjermania për të bashkëjetuar me bashkëshortin tim. Kemi pasur 1 vit e gysmë lidhje dhe kjo ndarja unë andej ai këtej domethënë do ta stopojmë dhe do vij për në Shqipëri për të jetuar me atë njeri. Për këtë qëllim kam ardhur në Shqipëri, për të krijuar familjen time.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe java e dytë ka qenë një tmerr, kam parë tmerr me sy, e kam parë vdekjen me sytë e mi, më ka dha dhunuar, më ka gjuajtur me grushta në kokë, në fytyrë, me shkelma, më ka bërë presion, do ta çaj barkun, do të marr kushëririn tim të të hedh në lum”, tha ndër të tjera 28-vjeçarja e dhunuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?