“Erdha të varros nënën, kemi 24 orë këtu”, emigranti: Jemi 40 persona të bllokuar në Kakavijë, gruan e kam anemike, s’kemi çfarë të hamë

Ndonëse ambasada e Greqisë në Shqipëri një ditë më parë përmes një deklarate tha se pala greke në doganë nuk i ndalonte shtetasit shqiptarë, madje se nuk do të penalizohen EDHE në rast se ju mbaron afati i lejes së qëndrimit, në doganën e Kakavijës sot raportohen sërish probleme.

News 24 dhe BalkanWeb raportojnë se të paktën 40 shqiptarë janë bllokuar në doganën e Kakavijës që prej orës 02:00 të mëngjesit.

Mes tyre ka dhe fëmijë. Moti i keq dhe i ftohti po kthehet në një torturë të vërtetë për shqiptarët që janë riatdhesuar nga Greqia.

Ata kërkojnë që autoritetet shqiptare të veprojnë sa më shpejt.

Ndërkohë në një lidhje live për News24, emigranti shqiptar Përparim Kapaj denoncon se qytetarët e bllokuar janë gënjyer dhe mashtruar nga policia shqiptare pasi nuk lejohen as të hyjnë në Shqipëri dhe as të kthehen në Greqi.

Po ashtu Kapaj thotë se kishte ardhur për të varrosur nënën, gruan e ka anemike kurse në doganë s’ka asnjë dyqan për të ngrënë edhe pse shqiptarët ndodhen në tokë neutrale prej 24 orësh. Ndërkohë ai bën me dije se çfarë i ka komunikuar Policia Kufitare e Kakavijës se presin konfrimim nga Ministria e Jashtme.

Me femije te vegjel ne shi, nje grup shqiptaresh bllokohen ne Kakavije

SHKARKO APP