Erdhën nga Franca, përplasen me makinë në Tepelenë. Mes të plagosurëve janë edhe 3 fëmijë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet. Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj. Pjestarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake ka goditur automjetin tip Volkswagen e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë. Më pas, në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Benz i drejtuar nga një banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesëtarët e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, si dhe pjesëtarët e familjes polake me gërvishtje të lehta.

SHKARKO APP