Erdhi me delegacion nga Europa në Tiranë, Fredi Beleri goditet me vezë dhe shishe kosi

Eurodeputetit Fredi Beleri, pjesë e delegacionit nga Parlamenti Europian që po viziton Shqipërinë, është gjuajtur me vezë dhe shishe kosi nga një qytetar. Incidenti ka ndodhur pasi Fredi Beleri dhe eurodeputetët e tjerë kanë dalë nga godina e kryesisë së Kuvendit, ku janë takuar me grupet parlamentare të maxhorancës dhe opozitës. ”Ky është liruar me procedura se duhet të ishte në burg”, tha para gazetarëve qytetari që goditi Belerin. ”Harroni 200 mijë shqiptarë që i kanë dëbuar nga Greqia sepse kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata vetë dhe vjen këtu na imponohet me mbështetjen e europianëve”.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?