Erdhi nga Italia, tregtari nga Përmeti dhe familja e tij vetizolohen në banesë

Një tregtar i vogël në qytetin e Përmetit është vetizoluar në karantine shtëpiake së bashku me 4 pjesëtaret e familjes së tij.

Bëhet fjalë për shtetasin S.P. 49 nga qyteti i Përmetit, i cili kishte ardhur përmes Aeroportit te Rinasit nga Italia.

Njëkohësisht ai ka ulur edhe qepenat e supermarketit të tij në qytetin e Përmetit për të pamundësuar çdo rrezik të mundshëm kundrejt klientëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tregtari përmetar nuk ka pasur shenja për Koronavirus, por ai  thjesht u vetkarantinua me familjen pasi kishte ardhur nga Italia pesë ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?