Erdhi supergjigandi “Deutsche Telekom” në Shqipëri.AMC do të quhet tashmë “Telekom Albania”

 

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot hyrjen e Deutsche Telekom në Shqipëri si një progres më vete dhe risi në shërbimet e ofruara.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin për herë të parë të identitetit të ri të kompanisë AMC, Kryeministri Rama theksoi se “Deutsche Telekom është një shenjë domethënëse e progresit”.

Sipas tij, ky projekt bën të mundur një avancim të madh në tekonologjinë e informacionit.

AMC nuk do të mbajë më emrin me të cilin ka qenë në treg për 20 vjet, por do të quhet “Telekom Albania”. Duke nisur nga data 23 Korrik, kompania do të operojë nën brandin e Grupit Deutsche Telekom, duke sjellë në Shqipëri vlerat që ky grup mbart ku përfshihen Inovacioni, Kompetenca dhe Thjeshtësia.

Identiteti i ri i Korporatës u paraqit në një konferencë për shtyp , ku Drejtori i Operacionit për Europën në Deutsche Telekom Dimitris Blatsios, Drejtori ekzekutiv i Telekom Albania prezantuan brandin Telekom, si dhe strategjinë e telekomunikacionit .

Blatsios duke theksuar rëndësinë e këtij çasti vendimtar tha se identiteti i brandit Deutsche Telekom do tu sjellë një botë të re mundësish të pafundme abonentëve. “Telekom Albania lançon sot shërbimet 4 G që abonentët tanë të shijojnë shpejtësi të pakrahasueshme në celular”, tha ai. Teknologjia e gjeneratës së katërt nga Telekom Albania arrin deri në 150 Mbps, transmeton sasi tepër të mëdha të dhënash në minimumin e kohës dhe gjen përdorime të shumta në jetën e përditshme.

Deutsche Telekom është një prej brandeve më të çmuara europiane në sektorin e telekomunikacionit botëror dhe gjithashtu lider në shërbimet e integruara. Duke u bërë pjesë e kësaj familjeje të madhe, kompania do të sjellë standardet në treg përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve inovatore.

SHKARKO APP