“Erdhi ujiiii…, uji i Selitës”, s’do shitet më nëpër Tiranë

 

“Erdhi ujiiii…, uji i Selitës", nga sot e tutje nuk do të dëgjohet më nëpër lagjet e Tiranës!

Një urdhëresë e posaçme e Policisë së Shtetit e ka konsideruar këtë lloj tregtie si të paligjshme dhe për pasojë, të gjithë ata që e ushtrojnë në mënyrë “pirate” do të arrestohen.

Për pasojë, në të gjithë Tiranën nuk do të shitet më ujë i pijshëm me autobote.

Policia ndaloi 8 automjete të përshtatura për shitjen e ujit të pijshëm që i përkisnin disa subjekteve.

10 persona u arrestuan nga policia, ndërsa zbrisnin nga Dajti me makinat që shisnin ujin.

Sipas policisë, ata akuzohen për administrim të padrejtë të ujit, shkatërrim të ujesjellësit dhe mospagim taksash.

Banorët e Tiranës nuk furnizohen me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi i Tiranës dhe duket se kjo mënyrë “primitive” e shitjes së ujit ishte një “zgjidhje” për ta pasi ofronte çmime më të lira për qytetarët.

SHKARKO APP