Erdogan: Brenda muajit të Ramazanit, shpresoj të përfundojë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë
Në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se deri në muajin e Ramazanit, që fillon më 2 prill dhe përfundon më 1 mars, shpreson që të ketë përfunduar ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë.
“Ju falënderoj të gjithëve nga ju për durimin, për besën, pritjen që na keni bërë derimë tani. E di që keni ardhur nga Shkupi, nga shkodran, keni pritur me orë të tëra dhe sot këtu në Shqipëri jemi duke përjetuar një ditë shumë speciale dhe të veçantë plot emocione. janë vëllezërit e mi që kanë ardhur edhe nga Kosova, dua ti falënderoj dhe t’iu përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta.
”Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë. Lavdi zotit të gjithsesi që sot kjo vepër unike që na paraqet një kuptim shumë të hollë të arit që është përdorur në të, me stoli të pikturuara me dorë, është ndër strukturat më të dalluara që mbart koha e periudhës osmane e deri në ditët e sotme.
Xhamia jonë e Ethem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do japë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami.
Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt, mbase deri në muajin e Ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë së Namazgjasë”.