Erdogan flet shqip…teksa uron Kurban Bajramin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu kushtoi sot ditën besimtarëve myslimanë, duke zhvilluar takime dhe lutjen bashkë me to për festën e Kurban Bajramit.

Ai zgjodhi që t’i uronte besimtarët myslimanë për këtë festë edhe në profilin e tij në “Twitter”, përveç një video-mesazhi të publikuar më herët në “Facebook”.

Erdogan ka shpërndarë urime në shumë gjuhë, mes tyre edhe në gjuhën shqipe. “Duke i uruar popullit tonë dhe të gjithë botës Islame gëzuar Kurban Bajramin, uroj që kjo festë të sjellë qetësi për të gjithë njerëzimin”, shkruan Presidenti turk Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?