Erdogan i premtoi se do të ndërtojë një spital në Fier, Rama inspekton zonën e ndërtimit
I sapo kthyer nga Ankaraja nga ku mori premtimin e presidentit turk Erdogan për ndërtimin e një spitali te ri para zgjedhjeve, Edi Rama nuk humbi kohë dhe shkoi në Fier për të caktuar vendin ku do hidhen themelet.
“Sfida eshte se ky spital do ndertohet per muaj, duhet te percaktojne me urgjence zonen, ajo duhet te jete ne anë te autostradës duhet te kete akses te plote ne infrastrukture. Javën tjetër nis puna”, tha Rama.
Per një periudhe kohë të pacaktuar, spitali i Fierit do administrohet nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptar. “Shërbimi do te jete falas”, u zotua kryeministri.
“Pra menaxheri, shefi i burimeve njerëzore , shefat e pavijoneve do te jene te gjithë te sistemit shendetesor publik te Republikes se Turqisë. Do jete shërbimi falas si cdo spital publik me vend. Pas nje periudhe tranzitore nga pikëpamje e menaxhimit dhe drejtimit do i kalohet mjekeve shqiptar”,- tha Rama.
Para nisjes se punës, kryeministri shpërndau porosite e fundit.
“Javën tjetër fillon puna, vijne te hënën njerëzit të ngarkuar për këtë punë. Projektin po e bejne gati. Ne do i vejmë ne shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. Po s’u be te mos jetë për fajin tonë“,- u shpreh Rama.
Pas përcaktimit te zonës, me pronaret e tokës ku do te ndërtohet spitali i ri kryeministri tha se do lidhet marrëveshje për shpronësimin e tyre.