Erdogan: Kam folur me Putinin, duket i gatshëm t’i japë fund luftës sa më shpejt
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për televizionet amerikane deklaroi se tokat e pushtuara nga Rusia duhet t’i kthehen Ukrainës, përfshirë Krimenë.
“Nëse vendoset paqja në Ukrainë, padyshim që kthimi i tokave që janë pushtuar do të bëhet shumë i rëndësishëm. Putini ka ndërmarrë disa hapa. Ne kemi ndërmarrë disa hapa. Tokat e pushtuara do t’i kthehen Ukrainës”. Ne kemi folur për këtë me mikun tim të dashur Putin që nga viti 2014 dhe kjo është ajo që ne i kërkuam atij… për fat të keq nuk është bërë asnjë përparim. Gjithçka që duam të bëjmë dhe duam të shohim është ta përfundojmë këtë betejë me paqe, qoftë Putin, qoftë Zelensky, unë gjithmonë e kam kërkuar dhe rekomanduar këtë. Ky është një konflikt që përfundoi me viktima. Njerëzit po vdesin dhe askush nuk do të fitojë në fund të ditës”, u shpreh presidenti turk.
Më e rëndësishmja është se lideri turk gjatë intervistës ka bërë të ditur se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe se ai duket i gatshëm që t’i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.
“Në Uzbekistan, u takova me presidentin Putin dhe patëm diskutime shumë të thella me të. Dhe ai po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj situate sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse si po shkojnë gjërat, tani është mjaft problematike. 200 pengje do të shkëmbehen pas një marrëveshjeje mes palëve. Mendoj se do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara” , tha Erdogan raporon “The Guardian”.