Erdogan: Largohuni ose do të godasim më shumë

Orët e armëpushimit pesë-ditësh po skadojnë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi rreth 1.300 luftëtarë kurdë nga Siria se ata duhet të largohen nga zonat në verilindje të Sirisë.

Erdogan u tha gazetarëve përpara nisjes së tij për në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin se 800 luftëtarë kurdë kanë lënë zonat dhe përsëriti se ata do të vazhdojnë sulmin ushtarak me “vendosmëri më të fortë” nëse luftëtarët kurdë nuk largohen deri në orën 22.00 sipas kohës lokale.

Të enjten Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord një armëpushim pesë-ditor, i cili skadon më vonë sot në veri-lindje të Sirisë, për të lejuar anëtarët e Njësisë së Mbrojtjes së Popullit Kurd të tërhiqen nga “zona e sigurisë” që Turqia dëshiron të vendosë në zonën kufitare. Erdogan, përpara takimit të sotëm me presidentin rus në Soçi, tha se ai do të diskutojë me Putin se si komiteti kushtetues sirian, i cili do të takohet deri në fund të muajit, mund të kontribuojë në përparimin konkret.

SHKARKO APP