Erdogan: Mbi 8,000 njerëz u nxorën të gjallë nga rrënojat falë ekipeve të kërkim-shpëtimit

Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë të gjallë pas tërmetit nga ekipet e kërkim-shpëtimit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën e ofruar nga komuniteti ndërkombëtar.

Turqia, tha Erdogan, u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që ofruan ekipet e kërkim-shpëtim, por edhe grumbullim të materialit për ndihmë humanitare.

Në një video-mesazh për mbledhjen e qeverive botërore në Dubai, presidenti turk tha se përveç 8000 të shpëtuarve, më shumë se 81,000 persona të lënduar nga tërmetet kanë dalë nga spitalet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia, tha Erdogan, u përball me një nga “katastrofat më të mëdha natyrore”, jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit dhe nuk do ta harrojë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti “tregoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë mesazhe mbështetjeje nga mbi 100 vende.

Njëkohësisht ai tha se së shpejti do të nisin punimet për rindërtimin dhe rivitalizimin e qyteteve të shkatërruara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?