Erdogan në Shqipëri, Kikia: E ekzagjeruar kërkesa për FETO

Analisti Mentor Kikia, e quan të ekzagjeruar kërkesën e presidentit turk Erdogan ndaj autoriteteve shqiptare për të marrë sa më shpejt masa kundër anëtarëve të organizatës FETO, e cila konsiderohet terroriste në Turqi.

Po ashtu Kikia u bëri thirrje organeve ligjzbatuese që të verifikojnë këto deklarata të liderit turk, ndërsa pjesën tjetër të vizitës së tij e konsideroi thjesh një show.

“Në deklaratën përpara mediave, Erdogan tha se populli turk lëndohet kur shikon se në vendin vëlla, FETO gjen vend të riorganizohet. Kjo deklaratë njëherë ka nevojë të konfirmohet nga organet e specializuara për të parë nëse janë apo elemente terroristë këta njerëz që janë të përfshirë në biznes. Edhe në Kuvend, Erdogan tha se FETO përbën një kërcënim për sigurinë që mund të kërcënojë Shqipërinë ashtu si Turqinë. Ai tha se pret rezultate në takimin e radhës. Kjo ishte e ekzagjeruar. Mirënjohje për autoritetet turke për ndihmën, por kaq. E gjitha tjetër ishte një spektakël”, tha Kikia në ”A2cnn”.

SHKARKO APP