ERDOGAN, NISHANI DHE RAMA DO TË INAGUROJNË NISJEN E PUNIMEVE PËR XHAMINË E TIRANËS

 

Themelet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan e cila do të ndërtohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare i Turqisë (TDV) do të nisin më 13 maj në Tiranë.

Kryetari i dytë i besuar i bordit të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mazhar Bilgin, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA)A ka pohuar se xhamitë të cilat kanë një vend të rëndësishëm në Islam, janë platforma të rëndësishme të solidaritetit, ku ekspozohet uniteti dhe bashkëpunimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bilgin ka theksuar më tej se themelet për ndërtimin e xhamisë në Tiranë do të nisin me një ceremoni me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez më 13 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bilgin është shprehur se xhamia do të ketë 4 minare dhe se punimet janë parashikuar të zgjasin 2-3 vjet dhe se do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?