Erdogan thirrje Ramës: Na lëndon që organizata terroriste e Gulen gjen akoma vend në një vend mik e vëlla si Shqipëria

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur edhe armikun e tij, Fetullah Gylen. Thirrja e Erdoganit ndaj Ramës, është që të merren hapa më të shpejta kundër kësaj organizate në vend.

”Në takimet tona nënvizuam luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO, që tentoi në 2015 një grusht shteti që donte të rrëzonte demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka dyert e lyera për gjakun e të pafajshmëve përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe vendet ku është e pranishme. Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik e vëlla, e lëndon thellë vendin tonë. Pritshmëria jonë është që të ndërmerren hapa më të shpejtë dhe më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri”.

Po ashtu Erdogan vlerësoi restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, si një përpjekje të Turqisë për t’i kushtuar rëndësi të veçantë monumenteve që pasqyrojnë trashëgiminë e përbashkët kulturore.

SHKARKO APP