Erdogan: Vijoni luftën kundër FETO-s. Rama për dronët: Rama: Askush s’duhet të shqetësohet se kë do të godasim

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pasi nënshkruan marrëveshjet me karakret ekonomik dhe social, dolën në konferencë për mediat. Erdogan gjatë deklaratës për shtyp, tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë do të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO-s. ”Diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot”,-tha Erdogan.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Erdogan u ndal dhe tek lufta në Lindjen e Mesme. ”Genocidi që po bëhet në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Ne si ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos të sigurojmë armëpushim të përhershëm dhe të bëjmë presionin e nevojshëm mbi Izraelin, shpresoj që Shqipëri të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”,-tha Erdogan.

Nga ana e tij, Rama foli për marrëveshjet. ”Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë që Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak”,-tha Rama.

Në konferencën për shtyp të presidentit turk Erdogan me kryeministrin Rama, u tha që Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë dronë kamikazë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se askush nuk duhet të shqetësohet se kë do të godasin, pasi më shumë është një mesazh që Shqipëria është një vend i pagoditshëm.

”E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”,-tha Rama.

Erdogan përuron xhaminë e Namazgjasë, ja marrëveshjet që u nënshkruan mes dy shteteve

Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak”,-tha Rama.

 

SHKARKO APP