Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për shqiptarët

Presidenti turk Erdogan jo vetëm do të vendosë gurin e themelit të Xhamisë së Namazgjasë, por do të jetë dhe në ceremoninë e hapjes së xhamisë në Kalanë e Prezës.

“Duam që xhaminë e Namazgjasë që do hedhim themelet sot ta përfundojmë sa më shpejt e tia dhurojmë shqiptarëve. Në të njëjtën kohë dhe Muzeu i Bashkëjetesës është simbol i tolerancës në Shqipëri” tha Erdogan sot në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Nishani.

Teksa kur në truallin e Namazgjasë nisën punimet për xhaminë, nuk pati asnjë ceremoni inagurimi për to. Punimet vijuan dhe simbolikisht, betonin e pare të themeleve do ta hedhë sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në shoqërinë e autoriteteve më ta larta të vendit.

 

SHKARKO APP