Erë e furishme dhe reshje të dendura! Shkodra probleme me rrjetin elektrik

Moti i keq në Shqipëri nuk ka përjashtuar as Shkodrën. Erë e furishme dhe reshje të dendura kanë përfshirë rajonin e Shkodrës gjatë dy ditëve të fundit. Mësohet se në zonën në fjalë ka dëme në rrjetin elektrik.

Grupet e avarisë, Njësia Shkodra 3 ndodhen në terren për të rikuperuar linjat e prekura dhe normalizimin e situatës.

SHKARKO APP