ERE shmang auditin e KLSH, nuk kontrollohet që prej vitit 2018
Enti rRregullator i Energjisë elektrike duket se i dhënë vetes statusin e institucionit të paprekshëm, duke u fshehur pas ligjit.
As Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka mundur ta kalojë derën pas të cilës një firmë vlen miliona euro. Tentativa e parë dhe e fundit ka qenë në vitin 2018.
Sipas ERE ende nuk ka një raport për dëm financiar nga veprimataria e bordit.
Por faktet janë ndryshe. Në faqen zyrtare të parlamentit në raportimin e kontollit të shtetit thuhet:
“ERE me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka krijuar problematikë serioze në zbatim të Ligjit 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.”
Përmes këtij veprimi kompanitë private kanë blerë lirë nga KESH e tia shesin shtrenjtë OSHEE
“Ta blejnë energjinë nga Shoqëria “KESH” SHA me çmim në vlerat 11.11 deri në 61.14 euro dhe tja shesin Shoqërisë “OSHEE” SHA në vlerën 56.6 deri në 95.5 euro, me një dëm pa mundësi arkëtimi në vlerën 377,755 mijë lekë ose 2,831,747 euro.”
Në fakt ERE ka kundërshtuar KLSH për kontroll, ndaj në parlament ka kërkuar ndryshimin e ligjit.
“Saktësimi në ligj i kompetencës së plotë juridiksionale audituese të KLSH-së në auditimin e personave juridikë publikë ku përfshihen edhe entet rregullatorë si p.sh. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) si dhe auditimin e Bankës Qendrore të shtetit.”
Dy institucionet janë përballur në gjykatë ku edhe Apeli, sipas shkresës së ERE i ka dhënë të drejtë kësaj të fundit.
Sipas përgjigjes së drejtorit Petrit Ahmeti, institucioni që ai drejton është i pavarur nga çdo institucion tjetër, dhe i përgjigjet vetëm parlamentit.
Në fakt dhe Banka e Shqipërisë, ka të njëjtën strukturë, por pavarësisht kësaj, sipas të dhënave të KLSH edhe institucioni më i lartë financiar aktualisht është në auditim..
Dhe pyetja mbetet, kush e kontrollon institucionin që me vendimet e tij mund të favorizojë kompani me miliona euro?
/Ora News