ERE: Shqiptarët shpenzuan 170 mln euro për energji në 2017-n. TAP-i, ndërtimi me ritme të shpejta

Herion Mesi

Enti Rregullator i Energjisë, depoziton në Kuvend Raportin Vjetor për aktivitetin e këtij institucioni gjatë vitit 2017 në fushën e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror në vend.

Raporti jep një pasqyrë të plotë dhe të detajuar mbi gjendjen në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror në vendin tonë. Gjithashtu, në përmbajtjen e tij jepet një informacion i plotë dhe i detajuar mbi aktivitetin e shoqërive të cilat operojnë në sektorin e energjisë elektrike dhe ato që operojnë në sektorin e gazit natyror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç raportit vjetor dhe raportit financiar të rregullatorit, ky dokument gjithashtu përfshin raportin mbi gjendjen në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror të Republikës së Shqipërisë në fushat apo çështjet nën juridiksionin e ERE-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Energjia elektrike

Konsumi total i energjisë elektrike për vitin 2017 është rritur me rreth 4.9 % krahasuar me vitin 2016. Konsumi i klientëve familjarë u rrit me rreth 2.6 %. Në tregun e hapur, me çmimet e tregut, janë blerë rreth 39.6 % të energjisë elektrike të konsumuar në vend.

Sa i përket shqiptarëve, përgjatë vitit të kaluar ata kanë konsumuar rreth 170 milionë euro në 2017-ën. Niveli total i arkëtimeve i raportuar nga OSHEE sh.a. është 96.6 % kundrejt energjisë elektrike të faturuar për vitin 2017. Kjo shifër përfshin edhe arkëtimet e prapambetura të periudhës 2007-2016 në vleftën 10 562 200 000 lekë.

Sa i takon çmimeve të energjisë elektrike në vitin 2017, referuar vendimit të ERE-s, janë ruajtur të pandryshuara çmimet e shitjes me pakicë për klientët fundor.

Nga analiza e historikut të prodhimit të energjisë elektrike të regjistruar në vend, viti 2017 ka shënuar një prodhim më të ulët se mesatarja e periudhës 2008-2017 nga burimet vendase. Prodhimi maksimal mujor për vitin 2017, është shënuar në muajin dhjetor me 608,803 MWh. Ky prodhim është realizuar kryesisht nga hidrocentralet në administrim të KESH sh.a. Prodhimi mujor minimal gjatë vitit 2017 është realizuar në muajin Shtator me 86,075 MWh.

Gjatë vitit 2017 ka pasur përgjithësisht prurje nën mesataren historike me përjashtim të muajit dhjetor ku prurjet në liqenin e Fierzës arritën vlerën 407 m3/sek ose rreth 42% me te larta se mesatarja historike e muajit dhjetor.

Viti 2017 rezultoi të ishte një prej viteve të thata, rezerva energjetike e kaskadës deri në fillim të muajit Nëntor u mbajt në 375 GWh, shumë më i lartë se niveli për vite me prurje të njëjta.

Duke iu referuar të dhënave mbi treguesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes gjatë vitit 2017, nga rezultatet evidentohet një performacë në rritje në drejtim të uljes së humbjeve dhe rritjes së nivelit të arkëtimeve.

Klientet privatë zënë 32.89 % tw faturimit total tw OSHEE sh.a., Një peshë të rëndësishme në konsumin e energjisë elektrike zënë edhe konsumatorët buxhetorë dhe jo buxhetorë të cilët zënë rreth 11.46 % të faturimit total të OSHEE sh.a.,

Në vendin tonë konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar për klientet tariforë për vitin 2017 përbën rreth 55.57 %, ndërsa konsumi vetiak 0.07 %.

Ashtu sikurse në raportimet e viteve të mëparshme, edhe këtë vit vërehet i njëjti fenomen, ai e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje në dimër. Çdo ndryshim i temperaturës së mjedisit reflektohet menjëherë në konsumin ditor të energjisë elektrike, pikërisht prej efektit të përdorimi ose mospërdorimit të ngrohjes me energji elektrike të banesës. Gjatë stinës së verës, në muajt korrik dhe gusht tendenca e pikut është në rritje, i cili nga viti në vit po bëhet më evident dhe lidhet me përdorimin gjithnjë e në shkallë më të gjerë të pajisjeve klimatizuese.

Gazi

Zhvillimi i tregut të gazit është kusht i rëndësishëm për të garantuar sigurinë afatgjatë të furnizimit me gaz natyror dhe diversifikimin e burimeve në vend. Gjatë vitit 2017 është realizuar ndarja ligjore dhe pronësore e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe është punuar për të finalizuar edhe ndarjen ligjore dhe funksionale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga ai i Furnizimit të Shërbimit Universal. ndarje e realizuar së fundmi me themelimin e tre shoqërive aksionere: Furnizuesi i Shërbimit Universal sh.a, Furnizuesi i Tregut të Lirë, sh.a dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a.

Zhvillimi i tregut të gazit është gjithashtu një nga sfidat e sektorit. Tubacioni i gazsjellësit TAP AG është projekti më i rëndësishëm për të cilin ka vijuar puna e ERE-s në bashkëpunim me dy rregullatorët Italian dhe Grek, vende ku ky gazsjellës kalon. Me kryerjen e çertifikimit të operatoreve të transmetimit në sektorët respektive, me po aq rëndësi është edhe monitorimi i vazhdueshëm i këtyre operatorëve për të siguruar përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga statusi i operatorit të certifikuar. Për këtë qëllim është vendosur nga ERE raportim periodik i operatorëve për implementimin e vendimeve të certifikimit.

Ecuria e deritanishme e projektit TAP-AG në Shqipëri

Viti 2017-të ka qenë një vit ku puna për projektin TAP është intensifikuar se tepërmi dhe ku rezultatet kanë qenë konkrete dhe të dukshme. Ne jemi vendi i parë që filluam punimet e TAP-it duke u krahasuar me dy vendet fqinje Italinë dhe Greqinë. Vendi jonë është nga vendet e para që ka implementuar paketën e tretë të energjisë pa aplikuar më parë paketën e parë dhe të dytë, kjo është një sukses i jashtëzakonshëm për ne, dhe kjo ka bërë që ne, t’i paraprijmë shumë problemeve komplekse që ndodhemi në zbatim të reformës në sektorin e energjisë dhe të gazit. “Pa aplikim të paketës tretë të energjisë nuk do të kishim projekt të gazit, nuk do të kishim zbatim të projektit TAP në Shqipëri”, kështu u shpreh Drejtori i Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, zoti Janez Kopac. Kjo është arritur të bëhet falë një pune të madhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për koordinimin dhe kryerjen në kohë të gjitha kërkesat e Direktivës dhe Rregullores së gazit të Bashkimit Europian. Njëkohësisht ne jemi vendi i parë që bëmë çertifikimin e TAP, të një projekti ndërkombëtar, si një vend kandidat për në BE (vende të Komunitetit të Energjisë), pa sjellë asnjë pengesë edhe partnerëve tanë Italisë dhe Greqisë, vende të cilat janë anëtare të BE. Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë së bashku me Entin Rregullator të Greqisë dhe Italisë, janë në koherencë të plotë në marrëdhënien e përditëshme me projektin dhe kanë marrë vendime të përbashkëta në lidhje me projektin TAP-AG. Këto vendime janë marrë në përputhje të plotë me Direktivën e Parlamentit Europian dhe të Këshillit, 2009/73/EC, Rregullores (EC) N0.715/2009 , të Vendimit të Këshillit Ministreial No.D/2011/02/MC-EnC, si dhe ligjit “Për Gazin Natyror” Nr.102/2015, i cili tashmë ka reflektuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian dhe të Vendimit të Këshillit Ministreial No.D/2011/02/MC-EnC. Më poshtë paraqitet në mënyrë skematike rrjeti ekzistues dhe ai që do të ndërtohet, ku duket qartë që vendi jonë merr një rëndësi të veçantë në rajon duke pasur parasysh që ne kemi edhe mundësi potenciale për zhvillimin e projekteve rajonale të ruajtjes nëntokësore të gazit (storige).

Progresi i punimeve të projektit TAP gjatë vitit 2017

 TAP është plotësisht i liçensuar sipas standarteve kombëtare dhe standardeve ndërkombëtare të mjedisit dhe sigurisë dhe po ecën me një rritëm të jashtëzakonshëm.

 Pothuajse një km/ditë po ndërtohet dhe më shumë se 60% e projektit është gati pothuajse e përfunduar në Shqipëri.

 Pjesët Lindore dhe Perëndimore në tokë të gazsjellësit në Shqipëri pothuajse kanë përfunduar. Punët e ndërtimit po ecin në mënyrë të shpejtë në mes të zonës malore.

 Stacioni i kompresimit ACS03 në Fier dhe stacioni i matjes ACS02 në Bilisht po ashtu janë nën ndërtim. Progresi i ndërtimit në Stacionet e Kompresimit ACS03 është 13.4%, ndërsa në Stacionet e Matjes ACS02 është 17.9%.

Ecuria e ndërtimit në Shqipëri deri në datën 1 Janar 2018

 Rreth 168 km e pastruar, hapur transheja dhe gati për shtrirje tubacioni

 Afërsisht 162 km e rrethuar, janë bërë punime rrethimi për zhvillimin e projektit

 Pothuajse 156 km e lidhur, çdo gjë e përfunduar brenda standarteve

 Mbi 133 km zonë e mbrojtur, si një zonë me rëndësi të veçantë

 100% tuba të dorrëzuar (në mes të – Qershor 2017).

 Faza e I-rë aksesi në rrugë & ura të përfunduara deri në fund të vitit 2016

 Faza e II e ndërtimit të rrugëve, 78% e përfunduar, gjatë vitit 2017

RAPORTI I PLOTE I ERE-s

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?