Eriol Braimllari: E vetmja qeveri që feston dështimin e negociatave

Eriol Braimllari nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë në LSI e cilëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për negociatat si të papërgjegjshëm. Në një reagim në Facebook, Eriol Braimllari shprehet se qeveria shqiptare po feston me taksat e qytetarëve dështimin e negociatave.

Postimi i plotë i Erol Braimllarit:

Paaftësia dhe dashakeqësia e qeverise shqiptare ka shkatërruar sot çdo shans për hapa të shpejtë drejt Shqipërisë Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe sot si pa turp, Ministri i Jashtëm me i dobët në historinë e vendit tone, së bashku me eksponentë të rilindjes së dështimit të negociatave me Bashkimin Europian, përdorin paratë e qytetarëve jo për të zgjidhur hallet e shqiptareve, por organizojnë festime të kota për të mbuluar dështimin, kartonin e kuq që ata morën nga kancelarite europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tentativa për te mashtruar qytetaret, mediat, shoqërinë, thjesht për të mbajtur me dhunë e pa cipë karrigen.

Dështimi i qeverise në implementimin e reformës në drejtësi.

Mbështetja e krimit të organizuar ndërshtetëror.

Rrënimi i ekonomisë dhe dhënia me koncesion e gjithë vendit një grushti të vogël njerëzish.

Demokracia e dobët karakterizuar nga zgjedhje te vjedhura, ku s’ka ndarje e balancim te pushteteve, ku kushtetuta shkelet me te dyja kembet nga parlamenti dhe ku Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane ne kolaps.

Këto e shume te tjera, te gjitha pasoja te qeverise arrogante qe sot qesh e feston per mos hapjen e negociatave, ishin arsye pse u ndërpre ëndrra e shqiptarëve për BE.

Bashkimi Europian eshte per shqiptaret shprese per jete me te mire, punesim, shtet te se drejtes.

Per cdo shqiptar sot ska asnje iluzion. Nuk ka BE, pa u realizuar largimi i sharlataneve qe se marrin seriozisht detyren e perfaqesuesit te popullit, qe tallen televizioneve dhe korridoreve te pushtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?